Kameruni humbet të drejtën për të organizuar Kupën e Kombetve të Afrikës në vitin 2019. Komiteti Ekzekutiv i Konfederatës Afrikane të Futbollit vendosi që t’ia heqë këtë të drejtë këtij vendi për shkak të vonesave me përgatitjet e kompeticionit më të rëndësishëm të këtij kontinenti, pas një mbledhje të gjatë prej 10 orësh dhe që u mbajt me dyer të mbyllura.
‘Sot morën vendimin që të mos e organizojmë në Kamerun Kupën e Kombeve të 2019-konfirmoi presidenti i CAF, Ahmad Ahmad në një konferencë për shtyp-do të krijohet një task force për të nisur një apel për vendet e interesuara që të bëjnë ofertën e tyre për të drejtën e organizimit të këtij kompeticioni deri në fund të këtij viti’.
Ajo që mbetet për t’u përcaktuar tashmë është vendi ku do ta zhvillohet ky eveniment dhe në këtë moment kandidaturat më të mira duket se janë Maroku dhe Afrika e Jugut. Maroku gjatë muajve të fundit ishte një kandidaturë edhe për organizimin e Kupës së Botës së vitit 2026, një garë të cilën e humbi kundrejt kandidaturës së SHBA, meksikës e Kanadasë. Përsa i përket Afrikës së Jugut ky vend e ka pritur më parë Kupën e Kombeve, atë të vitit 2013, ndërkohë që më herët, në 2010 u bë vendi i parë afrikan që priti fazën finale të një botërori. Kupa e Kombeve të Afrikës do të mbahet në periudhën 15 qershor-13 korrik të 2019, një ndryshim ky nga edicionet e kaluara që janë mbajtur në periudhën janar-shkurt.
sfidanti.al