Mesdita e së dielës do të jetë momenti kur kombëtarja shqiptare dhe përfaqësueset e tjera evropiane do të mësojnë fatin e tyre për eliminatoret e Euro 2020 që do të zhvillohet në 12 shtete të Kontinentit të Vjetër. Për fat të keq për kombëtaren kuqezi, rrugëtimi në Ligën e Kombeve nuk shkoi sic ishte shpresuar pasi u rendit e tretë në grupin e saj në Ligën C duke rrezikuar të zbresë një kategori më poshtë. Paraqitja zhgënjyese e kuqezinjve në Ligën e Kombeve bëri që Shqipëria të zbresë në vazon e katërt me me Hungarinë, Rumaninë, Greqinë, Malin e Zi, Qipron, Estoninë, Slloveninë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë.
Në një situatë më të mirë është Kosova që e ka shansin e saj për t’u kualifikuar në Euro 2020 nga Nations League duke qenë se është në Final Four të Ligës D si fituese e Grupit të saj. Përsa u përket eliminatoreve, skuadra e Shalond është në vazon e pestë me Maqedoninë, Bjellorusinë, Luksemburgun, Armeninë, Azerbajxhanin, kazakistanin, Moldavinë, Gjibraltarin e ishujt Faroe.
Faza e eliminatoreve të Evropianit 2020 i sheh skuadrat të ndara në 6 vazo të cilave iu shohet edhe ajo e ligës së Kombeve ku janë Holanda, Zvicra, portugalia dhe Anglia që do të luajnë me njëra-tjetrën edhe për fitoren e trofeut të këtij kompeticioni. ekipet do të jenë të shpërndarë në 10 grupe në këto kualifikueses, 5 grupe me nga 5 skuadra e 5 me 6. në fazën finale të Evropianit kalojnë 20 skuadra, 2 të parat e cdo grupi. Atyre do t;iu bashkohen 4 ekipet e tjera që do të dalin nga fazat finale të 4 Ligave të Ligës së Kombeve.
sfidanti.al