NBA, Lejkërs triumfon ndaj Dallasit, San Antonio humbet derbin teksan me Hjustonin

Los Anxheles Lejkërs ia del t’i imponohet Dallasit dhe e fiton sfidën me Maveriks me rezultatin 114-103. Ai që drejtoi kalifornianët drejt suksesit të 13 sezonal ishte i zakonshmi LeBron Xhejms me 28 pikë, ndërkohë që lanë gjurmët e tyre në këtë sfidë edhe Ingram me 19 pikë e Kuzma me 15 pikë e 12 topa në tabelë. Te Dallasi, zhgënjimi e ka emrin Luka Doncic. talenti 19 vjecar këtë radhë ishte në ditën e tij më të keqe dhe këtë e tregon fakti që ai shënoi vetëm 6 pikë në këtë përballje

Derbi teksan mes San Antonios dhe Hjustonit shkoi në favor të rokets që e fitoi 136-105 duke bërë që të rritet shqetësimi rreth skuadrës së Spurs.Hjustoni, i drejtuar nga Xhejms Harden e dominoi totalisht këtë ndeshje, ndërkohë që statistikat e tij flasin me 23 pikë dhe 10 assist. Mjaft mirë bëri edhe Chris Paul me 14 pikë dhe 10 assist, ndërkohë që Capela dhe Gordon e mbyllën ndeshjen me 27 dhe 26 pikë personale. Te San Antonio, të vetmit që bënë paraqitje të mirë ishin DeRozan me 18 pikë dhe Oldrixh me 20.

Klivlend vazhdon të tregojë një formë jo të mirë. Skuadra nga Ohajo u mund nga Bostoni në TD Garden 95-128 në një ndeshje që duket se u zhvillua në vetëm 1 drejtim. Njeriu i sfidës për Bostonin u bë pikërisht Kyrie Irving që e ndëshkoi rëndë ish skuadrën e tij në këtë sfidë duke shëniar 29 pikë. Luajtën mirë edhe Morris e Hejuard që shënuan respektivisht 15 dhe 13 pikë. për Klivlend, më të mirët në parket ishin Sekston me 15 pikë e Tompson me 13 pikë e 12 topa në tabelë.

sfidanti.al