Më bëjnë sytë apo e vërtetë? Interi feston për barazimin…

 

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka ngacmuar Interin pas barazimit 2:2 në “San Siro”. Montella ka mbetur i habitur se si një skuadër që ka kapacitete ta fitojë titullin, gëzohet me një pikë të fituar ndaj tyre.

Milan ishte duke fituar deri në minutën e 92’të, kur në skenë doli Ivan Perisic që shënoi golin e barazimit, për rezultatin përfundimtar 2:2.

“Është shumë e bukur të shohësh kundërshtarin me një skuadër që mund të luftonte për Scudetto, teksa gëzohet sikur ta kishte fituar lojën”, ka thënë Montella pas ndeshjes.