Luis Figo, kur luante me Realin e Madridit, e ndante dhomën e zhveshjes me “Il Fenomenon” e papërsëritshëm brazilian, Ronaldo, kurse, si kapiten i përfaqësueses portugeze, ai ka luajtur edhe me Kristiano Ronadon që është shndërruar në një nga dy futbollistët më të mirë të botës krahas Lionel Mesit.
Këtij futbollisti portugez me shumë përvojë (Figo) në një intervistë të fundit iu bë pyetja se kush është më i mirë midis dy Ronaldove. Në përgjigje, ai tha se, sido që të jetë, para portës kundërshtare më i mirë ka qenë Ronaldo brazilian.
“Përgjigja e kësaj pyetjeje varet nga këndvështrimi, nga i cili ju i shihni këta dy futbollistë. Kristiano ka shënuar mjaft gola me kokë dhe në këtë segment ai shumë më i mirë, por që të dy këta lojtarë janë mjaft impresivë. Pavarësisht se Kristiano vazhdon të luajë futboll mjaft mirë, Ronaldo (braziliani) ka qenë më i rrezikshëm para portës kundërshtare. Ata kanë një gjë të përbashkët; është fjala për lojtarë, me të cilët ju e keni të garantuar golin. Kur ata ndodhen në një situatë goli, ata e realizojnë atë më së miri”, vuri në dukje Luis Figo.
Sfidanti.al