Përse Realit nuk i pëlqen gjyqtari i ndeshjes “El Clasiko-s”!

Federata spanjolle e futbollit shpalli se Hoze Sançez Martinez do të jetë gjyqtrari kryesor në ndeshjen “El Klasiko” që do të zhvillohet këtë fundjavë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, duke shkaktuar pakënaqësinë e madhe të tifozëve të klubit “mbretëror”. Pikërisht, Martinezi “ndau drejtësinë” në “El Clasikon” e fundit, të cilën Barcelona e fitoi 0-3 në cilësinë e vizitores. Martinezi dha penallti në favor të ekipit katalonjas, ndërkohë që i tregoi karton të kuq Karvahalit. Megjithëse të dy vendimet ishin të drejta, tifozëve të Realit iu duk se ekipit tyre u ishte ngrënë haku, kështu që ata tani e shprehin hapur pakënaqësinë e tyre se pikërisht ky gjyqtar do të gjykojë derbin më të madh në Evropë.
Në fakt, gjatë karrierës së tij, gjyqtari i lartpërmendur nuk ia ka treguar kartonin e kuq asnjë futbollisti të Barcelonës, ndërsa ai ka “skuqur” disa lojtarë të Realit.
Sidoqoftë, pikërisht ky Martinez ishte gjyqtar në ndeshjen e Superkupës së vjetshme të Spanjës, kur Reali mundi Barcelonën
2-0 me gola të shënuar nga Asensio dhe Benzema.
Sfidanti.al