NBA, ndalet Filadelfia, Denver nuk njeh rivalë.

Mungesa e Ben Simsons për probleme në shpinë duket se u ndje te Filadelfia në ndeshjen me Detroit. Skuadra e 76ers humbi ndaj Pistons me rezultatin 132-133, një disfatë kjo që erdhi pas kohës shtesë, pasi Filadelfia rivalizoi deri në fund të sfidës. Vendimtar për Detroit u bë Blejk Grifin që shënoi 50 pikë në këtë sfidë ku përfshihen edhe ato që i dhanë suksesin skuadrës së Pistons

Nju Orlins i falet Entoni Devis për fitoren e arritur ndaj Los Angeles Clippers 116-109. Skuadra e Pelicans po gëzon një formë të mirë në këtë fillim sezoni në kampionatin amerikan të basketbollit dhe kjo u pa edhe ndaj kalifornianëve. Devis me 34 pikë ishte protagonisti absolut për Nju Orlinsin, por ai nuk ishte i vetëm në këtë ndeshje. Rendëll e Mirotci me 18 pikë secili e Pejton me 20, i dhanë një ndihmë shumë të madhe Devis për të vulosur fitoren e Pelikans. Për Los Angeles Clippers, Galinari dhe harris shënuan respektivisht 24 dhe 26 pikë, por që nuk i shërbyen shumë skuadrës kaliforniane.

Denver duket se nuk po njeh rivalë në këto ndeshje të para në NBA. Nagets fitoi një tjetër përballje, këtë radhë atë ndaj Sakramento Kings me rezultatin 126-112. Denver tregoi se forca e grupit është ajo që të jep fitoren, edhe pse ishin dy lojtarë që u dalluan pak më shumë se të tjerët dhe bëhet fjalë për Mërrej me 19 pikë dhe Jokic me 14. Për Sakramenton spikati debutuesi Markus Begli III me 20 pikë dhe 9 topa në tabelë.

sfidanti.al