Barcelona – gati t’i japë Napolit 100 milionë euro për Kulibalin

Gjatë sezonit dimëror të transferimeve, Barcelona do të përpiqet që ta përforcojë mbrojtjen e vet, pasi ajo është një nga “repartet” më të dobët, duke pasur parasysh formën që le mjaft për të dëshiruar tëqendërmbrojtësit Zherar Pikë dhe paqëndrueshmërinë e Klemon Lengles që ende nuk është përshtatur me ekipin. Mbrojtja katalonjase është dobësuar edhe sepse kanë pësuar dëmtime serioze Tomas Vermalen dhe dhe Samuel Umtiti, kështu që Valverde ka mbetur vetëm me dy mbrojtës tamam!

Mediumet italianë shkruajnë se objektiv kryesor i Barcelonës është qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, dhe se klubi katalonjas është gati që të japë për të madje edhe 100 milionë euro.

Në rast se kjo blerje ose shitje do të realizohet, ajo do të përbëjë një rekord me vete, kur bëhet fjalë për mbrojtësit. Këtë rekord, tani për tani, e mban Liverpuli që, në fillim të vitit 2018, i pagoi Sauthemptonit për holandezin Virxhil van Dajkun 79 milionë euro.

Sfidanti.al