Xhixhi Simoni: Ronaldo im, shumë më i mirë se ky i Juves!

Ish-trajneri i Interit, Xhixhi Simoni, konsideron se ylli i dikurshëm brazilian, Ronaldo Da Lima, ka qenë një sulmes shumë më i kompletuar sesa sulmuesi portugez, Ronaldo, që luan aktualisht me Juventusin.

Asi brazilian shënoi 34 gola në 47 ndeshje me Interin, kur Simoni ishte trajner i këtij ekipi, dhe ai ka mendimin e Ronaldo i vërtetë ka qenë shumë më i mirë sesa Ronaldoja i tanishëm.

“Ronaldo im ka qenë shumë më i mirë, një lojtar më i kompletuar. Ata janë lojtarë të tipeve të ndryshëm, Kristiano është i mirë, por ‘Fenomeni’, ishte diçka tjerër, diçka më speciale”, tha ish-trajneri i Interit të Milanit Xhixhi Simone.

Sfidanti.al