Sa herë që Partizanit kërkojnë t’i bëjnë “vaksinën” për titullin, efekti ka qënë i kundërt këto vitet pa fron. . Ndaj, ka shumë arsye, që të kuqtë të mbyllin veshët me tapa, madje t’i shtrengojne shumë fort, kur bie kambana se Partizani paska mbrojtjen më të mirë në Europë! Në 7 ndeshje ka pësuar vetëm 1 gol, dhe ketu frymëzohet fantazia për të “pushtuar” Europën me mbrojtesa, pa filluar akoma nga puna ..sulmuesit! Edhe pse nuk dihet akoma se në cilën botë të futbollit shtresohet Superliga, nuk është e para herë që ngjitemi në majë të Europës, dhe “qajmë” hallin për Realin, Bajernin apo më shumë për Barcelonën, që pësojnë kaq shumë gola..
Ky Partizan i këtij fillimsezoni, brenda kornizës modeste të një gare që matet me pikë dhe jo me spektakël, është vetëm në prolog të nje beteje, e cila humbet në fund se herë që rrugës dëgjohet kënga e tersit se ..ky është viti i bekuar i kampionit! Thonë, dhe kështu mund të jetë sa tregon fusha, se trajneri Gega është një spartan i disiplinës dhe tek të kuqtë nuk ka më gjeneralë , ngaqe jane “graduar” te gjithe.. ushtarë. Nga Trashi dhe deri të më liliputi në ekipin e “demave” kanë filluar të ngulitin në kokë idenë e munguar se gjithë “demat” janë njëlloj në fushë, aq të barabartë sa kanë habitur edhe vetë Demin e madh, presidentin. Kjo është terapia e ekuilibrit e Skënder Gegës, e cila do të jetë efikase deri në fund, sikur “proletarët e kuq” te sfidojnë Skënderbeun e Kukësin, dhe te ndalin luften e humbur me shifra me ..fuqite e medha te Europes.
Sfidanti.al