Gigsi shpjegon se përse Junajtidi duhet ta mbajë fort Murinjon

Mançester Junajtidi në fushatën aktuale konkurruese nuk po arrin deri atje, ku kishte planifikuar, pra që loja dhe rezultatet të sillnin kënaqësi në “Old Trafford”. Ky klub u eliminua nga Kupa e Ligës dhe në Premier Ligë ka gjithsej 10 pikë mbas shtatë raundesh e ndodhet në vendin e 10-të, kështu që e vetmja gjë pozitive është pozita e Junajtidit në Ligën e Kampioneve, ku ka katër pikë mbas dy ndeshjesh dhe ndodhet në vendin e 2-të në Grupin X.
Në këto kushte, tifozët kërkojnë përgjegjësi nga kryesia e klubit dhe trajneri Murinjo që, gjatë kohëve të fundit, e ka humbur “busullën” dhe ka hyrë në konflikt me disa lojtarë. Shumëkush konsideron se Murinjo do të shkarkohet dhe midis tyre ndodhet edhe legjenda e “djajve të kuq”, Pol Skols, që e kritikon drejtpërdrejt dhe ashpër trajnerin portugez.
Sidoqoftë, ikona tjetër e Junajtidit, Rajan Gigs, mendon ndryshe:
“Murinjo duhet ta vazhdojë punën e tij si trajnar. Ekipi po kalon një periudhë të vështirë. Nëse tani do të ndryshohet trajneri, asgjë nuk do të fitohet, pasi situata do të mbesë e njëjtë. Prandaj, une mendoj se duhet të pritet dhe se Murinjo duhet të vazhdojë që ta drejtojë ekipin”, vuri në dukje Gigsi.
Sfidanti.al