Një lajm thoshte se Mançester Junajtidi nuk e kishte planifikuar një shkarkim të shpejtë të Zhoze Murinjos. Sipas “Deili Meilit”, drejtuesit e klubit do të prisnin edhe 7 ndeshje përpara sesa të merrnin vendim, ndërsa bëhej fjalë për Njukasëllin, Çelsin, Juventusin, Evertoni, Bornmuthin, Juventusin sërish dhe Mançester Sitin. Dakord deri këtu dhe rreziku mbetej, por lajmi i dytë ndoshta “rrëzon” të parin.
Lajmi i dytë thoshte se Zhoze Murinjo mund të shkarkohet këtë fundjavë, diçka thuajse e kundërt që shkruhej më herët. Mediat e mbështesnin hamendjen e tyre në faktin se ndihmësit e portugezit po u jepnin njëri-tjetrit numrat e tyre privatë të celularëve, pasi në rast shkarkimi të trajnerit, klubi do t’u merrte numrat zyrtarë. Natyrisht, kjo është shenjë serioze se rreziku është afër. Njoftimet mediatike janë të tilla që Murinjo mund të shkarkohet këto dy ditë, pavarësisht nga rezultati ndaj Njukasëllit.
Sfidanti.al