Bonuçi ngre në qiell Napolin e Ançelotit: Është ekip tjetër!

Me Mauricio Sarrin u rikthye në skenën e madhe italiane, dhe fitoi lavdërimet e gjithë botës. Gjithsesi, Napoli po bëhet edhe më i fortë nën drejtimin e Karlo Ançelotit, të paktën siç thotë mbrojtësi juventin, Leonardo Bonuçi. Ish-kapiteni i Milanit, i rikthyer në shtëpi, vlerëson ndeshjen e fundjavës në Serinë A ndaj napolitanëve, si një sfidë vendimtare.

“Me Ançelotin, Napoli është bërë më i paparashikueshëm, – thekson Bonuçi, – ka fituar më shumë përvojë dhe më shumë qetësi. Napoli sot nuk ka një stil të vetëm dhe të përcaktuar mirë të lojës si me Sarrin, por kjo e ka bërë më pak të parashikueshëm. Ne, natyrisht, duam vetëm fitoren, por ndeshja do të jetë e hapur”. Sfida Juve-Napoli luhet këtë fundjavë në Torino, me dy ekipet në vendet e para në renditje.

Sfidanti.al