Hamilton, tani po nis të ngatërrohesh edhe me Niki Minajn?!

Është një djalë që i pëlqen jeta edhe përtej sportit, madje aq sa të rrezikojë shumë. Ljuis Hamilton është kampioni tipik shumë i talentuar që arrin të përballojë jo keq shkeljet e regjimit të rreptë profesionist, ndërsa tani duket se do të ketë një arsye të re për ta bërë.

Kampioni i botës në Formula 1 ndodhet në Dubai, që nga ka postuar foto interesante në rrjetet sociale. Ai është shfaqur së bashku me këngëtaren e njohur, Niki Minaj, ndërsa mediat menjëherë kanë vënë bast që anglezi mund të ketë nisur një aventurë të re dashurore. Më herët, Hamilton ka qenë nën shoqërinë e vajzave të tjera të njohura si Nikolë Sherzinger apo Rita Ora.

Sfidanti.al