Pogba me 30 milionë ndjekës social, por sa larg Roi Kinit e Xherrardit

Për ata që e kanë luajtur futbollin dhe për ata që e analizojnë, ky futbollist nuk mund të afrohet tek të mëdhenjtë. Pol Pogba mund të ketë 30 milionë ndjekës socialë, por krejt ndryshe nga rekordmenët Mesi e Ronaldo, nuk ka mundur të jetë po kaq i madh edhe në fushën e lojës. Gjithnjë në diskutim, me sherre me trajnerin, me ulje-ngritje nga ndeshja në ndeshje, dhe i diskutuar më shumë për veshjen, sjelljet dhe vogëlsi të tjera në krahasim me futbollin.

Një nga analistët e “Deili Meilit”, Martin Samuel, thotë se Pogba nuk mund të krahasohet jo më, me gjigandë të tillë të mesfushës si Roi Kin apo Stiven Xherrard, por as me luftëtarët e sotëm të Liverpulit, Xhejms Milner e Xhordan Henderson. “Pogba ka harruar se çfarë është e rëndësishme, por po kështu ka bërë edhe Mançester Junajtidi”, shkruan Samueli. Mos ndoshta, Sër Aleks Ferguson pa diçka që nuk shkonte te ky talent i madh, dhe nuk mbajti në skuadër, në kohën kur ishte trajner?

Sfidanti.al