Kurtua, çfarë i bëre vetes? Atletiko është shansi vendimtar

Në Londër fitoi çmimin si portieri më i mirë i botës për sezonin e kaluar. Me Çelsin dhe me Belgjikën ishte i shkëlqyer, por presioni tek Reali qenka tjetër gjë. Tibo Kurtua nuk e përballoi dot ndeshjen ndaj Seviljes, duke pësuar 3 gola në 30 minuta të pjesës së parë dhe mediat spanjolle shkruajnë se ai po rrezikon shumë, ende pa e nisur mirë karrierën madrilene.

Kurtua mesa duket nuk do të luajë në Champions këtë sezon, ndërsa i preferuar i Hulen Lopetegit duket Kejlor Navas. Gjithsesi, belgu do të jetë në portë në derbin e kësaj fundjave ndaj Atletikos së Madridit, ndeshje që shihet si vendimtare për të përcaktuar vlerësimin që do të ketë ai nga trajneri. Gjithsesi, Kurtua është një profesionist i madh dhe pritet ta tregojë veten në vazhdim të sezonit.

Sfidanti.al