Juventusi ka në plan që gjatë sezonit dimëror të transferimeve t’i ofrojë Mançester Junajtidit një shkëmbim, më konkretisht, është gati t’i japë atij Paolo Dibalën që të marrë ish-futbollistin e vet Pol Pogba, shkruan gazeta angleze, “Mirrror”, duke shtuar se edhe vetë mesfushori francez është dakord që të kalojë në Torino, ndërkohë që ekipit jventin, në fakt, i mungon një mesfushoir i kalibrit të Pogbas. Dibala, po ashtu, do të largohet nga Juventusi, pasi ai është i pakënaqur nga koha që ai po kalon në stolin e rezervave dhe që nuk është e vogël.
Sidoqoftë, ende nuk është e qartë, nëse të dy klubet janë gati që ta bëjnë këtë rokadë që, në qoftë se do të realizohet, Juventusit do t’i duhet të paguajë “diçka” më tepër që të sigurojë shërbimet e Pogbas që, në realitet, vlen më shumë se Dibala.
Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, ka vënë në dukje disa herë se Pogba kurrë nuk i ka thënë atij se do që të largohet nga “Old Traffordi”, por burime të afërt me mesfushorin francez thonë të kundërtën.
Sfidanti.al