Dagllas Kosta kurdisi “tripletën”: goditi, shau dhe s’kërkoi falje !

Sulmuesi i Juventusit, Dagllas Kosta, kërkoi falje për gjestin e tij të turpshëm në ndeshjen me Sasuolon, gjatë se cilës ai pështyu dhe goditi me kokë lojtarin e ekipit kundërshtar, Federiko di Françesko. Megjithëse, në pamje të parë, dukej se ai vetëm se po bisedonte me futbollistin e Sasuolos, në filmimin e ngadalësuar u konstatua një nga aktet më të shëmtuar të këtij fillim sezoni të Serisë A, kështu që doli se Kosta jo vetëm që e kishtë pështyrë kundërshtarin, por e kishte goditur atë edhe më kokë, duke bërë që të reagonin menjëherë ekspertët e kabinës së VAR-it dhe gjyqtari me të drejtë i tregoi kartonin e kuq futbollistit brazilian.

Trajneri i Juves, Masimo Alegri, vuri në dukje me këtë rast se Kosta me siguri që do të dënohet për këtë gjest të tij, ndërkohë që edhe vetë lojtari (Kosta) kërkoi falje.
“Dua që t’u kërkoj falje tifozëve të Juventusit për reagimin tim të tepruar. Po ashtu, dua që t’u kërkoj falje bashkëlojtarëve”, shkroi Kosta në profilin e tij në Instagram, duke shtuar se kjo sjellje e tij nuk ka lidhje me atë që ai ka arritur deri tani në karrierën e tij.
Në rrjetet sociale, veprimi i tij ngjalli reagime dhe komente të ashpra, sepse, ai jo vetëm që bëri një akt të turpshëm, por edhe nuk i kërkoi falje lojtarit që pështyu dhe e goditi, por vetëm tifozëve dhe bashkëlojtarëve të vet.
Sfidanti.al