Frank Riberi në ndeshjen e fundit që Bajerni i tij i Mynihut e fitoi
3-1 ndaj Bajerit të Leverkusenit, në min. e 83-të u largua nga stoli i rezervave dhe shkoi në dhomën e zhveshjes, një gjest, të cilin media gjermane e quajti skandaloz.
Riberi e filloi ndeshjen në stolin e rezervave, u çua në min. e 83-të dhe u largua, duke marrë drejtimin për në dhomën e zhveshjes. Media gjermane shkruan se ky gjest është pasojë e keqkuptimeve të tij me trajnerin e ri të Bajernit, kroatin Niko Kovaç, por, sidoqoftë, vetë futbollisti francez thotë diçka tjetër:
“Largimi im nuk ka të bëjë me ndeshjen dhe unë nuk jam i pakënaqur që nuk luajta. Gjithçka që bëra, e bëra në marrëveshje me trajnerin”, tha Riberi. Por, media gjermane ngul këmbë tek e vetja, se, pasi trajneri Kovaç i bëri tre ndërrimet e lejuara, Riberi e kuptoi se ndeshja për të kishte marrë fund, kështu që i pakënaqur ai u çua nga stoli i rezervave dhe u largua për në dhomën e zhveshjes, nga ku ai doli jashtë stadiumit, mori taksi dhe shkoi në shtëpi.
Sfidanti.al