Grizman, si Mesi dhe Ronaldo? Ramos e ka një përgjigje!

Është kush është, pavarësisht famës jo edhe aq pozitive, nuk mund të thuhet se Sergio Ramos nuk di të gjykojë për futbollin. E kundërta është e vërtetë, madje kapiteni i Realit dhe i Spanjës e ka zakon të japë gjykime tepër të drejtpërdrejta. Një të tillë e dha për pretendimin që ka, sipas një gazetari, Antuan Grizman. “Çfarë mendoni për fjalët e Grizmanit, se ai tani “ulet në të njëjtën tryezë” me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

“Unë mendoj se padituria është shumë trime”, – ishte përgjigja e saktë e qendërmbrojtësit. E vërtetë që Grizman është një nga sulmuesit më të mirë të botës, padyshim një nga lojtarët më të mirë sot për sot, por Ramos ka të drejtë, pasi krahasimi po bëhet me dy yjet më të mëdhenj të epokës sonë, dhe dy prej më të mëdhenjve të historisë.

Sfidanti.al