Futbollisti i ri i talentuar brazilian, Vinisius Zhunior, e tregoi edhe një herë tjetër magjinë e tij me ekipin e të rinjve të Realit të Madridit. Të gjithë njohësit e futbollit i profetizojnë një të ardhme fantastike në karrierën e tij futbollistike, por, sifoqoftë, trajneri i Realit senior, Hulen Lopetegi, ende nuk po jep shans atij që të luajë me ekipin e parë.
Vinisiusi e tregoi edhe një herë tjetër potencilian e tij të madh në ndeshjen kundër ekipit Unionistas, lojtarët e të cilit ai i driblonte si të ishin fëmije, jepte pasime të përsosura dhe në fund shënoi, si duke u tallur, një gol fantastik, pasi ekzekutoi një goditje të lirë.
Reali i Madridit pagoi për Vinisiusin 46 milionë euro, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, kurse sot ai është 18 vjeç dhe me siguri që vlen shumë më tepër.
Sfidanti.al