Ronaldo gjeti golin në Itali, por ka “harruar” Krosin në Madrid

Ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, po kërkon nga kryesia e klubit juventin që të dërgojë ofertë në adresë të Realit të Madidit që të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman, Tono Kros, me të cilin futbollisti portugez ka bashkëpunuar shume mirë në klubin madridas. Këtë njoftim e jep portali sportiv Goal.com, sipas të cilit Ronaldo po përpiqet që Krosi të vijë në Torino që këtë janar.
Sipas Ronaldos, Krosi është një mesfushor i shkëlqyer që do ta forconte edhe më shumë në të ardhmen klubin torinez. Portali i mësipërm, madje, pretendon se Kristiano i ka parashtruar Masimo Alegrit argmunetet se përse Krosi është i nevojshëm te Juventusi dhe se trajneri i ketij të fundit ka pranur.
Në fakt, Ronaldo dhe Krosi kanë shkuar shumë mirë gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në “Santiago Bernabe” dhe, duke pasur parasysh peshën e fjalës së Ronaldos, nuk përjashtohet mundësia që Krosi që ka ardhur te Reali më 2014, të kalojë gjatë janarit te Juventusi.
Sfidanti.al