Trajneri spanjoll i Arsenalit, Unai Emeri, erdhi gjatë kësaj vere tek Arsenali në vend të Arsen Vengerit që u largua nga ky klub mbas 22 vitesh. Caktimi si trajner te “topçinjtë” e Londrës, direkt mbas Vengerit, Emeri e konsideron një nder dhe sfidë të veçantë. Si një nga problemet kryesore në ekipin e tij që vitet e fundit nuk i ka përmbushur shpresat as të kryesisë dhe as të tifozëve, trajneri spanjoll konsideron barrierën gjuhësore.
Edhe vetë Emeri nuk e flet mirë anglishten, por po bën të gjitha përpjekjeqë ta mësojë atë shpejt sa më mirë, me qëllim që të mund të komunikojë sa më saktë me lo jtarët. Ai thotë se anglishtja duhet të jetë e vetmja gjuhë komunikuese në dhomën e zhveshjes.
Sfidanti.al