Ky Sari qënka i çmendur, 13 orë “heton” kundërshtarin e radhës

Ndërkohë që priste që futbollistët të ktheheshin nga angazhimet me përfaqësueset e tyre, trajneri i Çelsit gjatë pjesës më të madhe të ditëve shihte filmimet me lojrat e kundërshtarëvëe të ardhshëm të “bluve” të Londrës.
Sesa fanatik ëshrë në punën e vet trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, këtë e tregon mëse miri lajmi i fundit që ka publikuar media angleze, sipas së cilës, gjatë pauzës së krijuar nga ndeshjet e përfaqësueve, Sari ka parë 13 orë në ditë filmimet e performancave të kundërshtarëve të ardhshëm.
“Neve na takon që të zhvillojmë shtatë ndeshje në 23 ditë, kështu që isha i detyruar që të punoja shumë. Kam parë ndeshjet e Kardif Sitit (të cilin Çelsi e mundi 4-1 të shtunën), PAOK-ut, Uest Hemit dhe Liverpulit. Unë i shikoja këto ndeshje edhe në shtëpi, Këto ishin ditë të gjata, por mua kjo punë më sjell kënaqësi. I kam parë këto ndeshje edhe deri në 13 orë në ditë. Kjo gjë nuk përbën ndonjë problem për mua”, deklaroi Sari.
Sfidanti.al