Zidane krijon eufori, ndryshe nga stili me të cilin e njohim!

Trajneri francez, Zinedin Zidane, vuri në dukje se ai do të kthehet shumë shpejt si trajner, duke i befasuar me kënaqësi tifozët e tij. Sikurse dihet, Zidane, në fund të sezonit të kaluar, dha dorëheqjen si trajner i Realit të Madridt, me të cilin fitoi shumë tituj e trofe, duke thyer disa rekorde pozitive, midis tyre atë të fitimit të Ligës së Kampioneve tri herë radhazi, ndërkohë që tani po spekulohet se cilin ekip do të mund të marrë ai që të drejtojë.
Informacioni më i përhapur deri tani është ai që e lidh emrin e tij me Mançester Junajtdin, por, sidoqoftë, gjithçka do të varet nga rezultatet që do të ofrojë në të ardhmen e afërt trajneri aktual i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo.
“Është e sigurt se së shpejti unë do të kthehem si trajner, pasi kjo është ajo që dua. Futbolli, në fund të fundit, është puna ime, të cilën unë e dua dhe e ushtroj më shumë”, tha Zizuja që karrierën e tij si trajner e filloi me Realin më 2014, si ndhmës i trajnerit të atëhershëm, Karlo Ançeloti, atë vit me fat, kur ky klub madridas fitoi La Decimën (titullin e 10-të të Ligës së Kampioneve) në Lisbonë.
Sfidanti.al