Franca zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare para publikut vendas mbas fitimit të kampionatit botëror të Rusisë, duke mundur 2-1 Holandën në kuadrin e Ligës së Kombeve, që ishte edhe një rast i mirë për të bërë festë në “Stad de Frans”, ku ndodheshin rreth 80 000 veta! Mbas ndeshjes, i gjithë stadiumi i përshëndeti heronjtë e vet, por ylli kryesor i festës ishte Ngolo Kante.
Ky mesfushor i turpshëm është një nga lojtarët kyç në përfaqësuesen franceze dhe shumë i respektuar nga bashkëlojtarët që i kanë bërë atij edhe një këngë, të cilën e këndoi i gjithë stadiumi bashkë me lojtarët.
Sfidanti.al