Ançeloti tregon çfarë nuk shkoi tek Bajerni: Çështje filozofike!

Edhe në futboll hyn filozofia? Për Karlo Ançelotin, po. Trajneri i sotëm i Napolit u pyet nga DAZN në Serinë A, për eksperiencën e kaluar tek Bajerni, që përfundoi me shkarkim, dhe i dha disa spjegime. “Ishte një përvojë jo e zakonshme, – u shpreh Karleto, – në fillim gjërat po shkonin mirë, në shtator i fituam thuajse të gjitha ndeshjet, por pastaj u shkatërrua gjithçka. Besoj se ishte çështje filozofie, ata nuk donin të ndryshonin, ndërsa unë doja t’i ndryshoja”.

Po tek Napoli, si i duket? “Vlerësoj çdo gjë të mirë që ka bërë Sarri, – shprehet Ançeloti, – kurrë nuk duhet hedhur poshtë ajo që ka bërë paraardhësi yt. Gjithsesi, secili trajner ka filozofinë (sërish?) e tij dhe metodën e tij. Dua që të luajmë më vertikalisht dhe më hapur. Shpresoj që t’ia dalim sa më shpejt”.

Sfidanti.al