Dhe vjen një ditë … Shabi Alonso nis karrierën si trajner

Nuk mund të luash futboll gjithë jetën, por edhe mund të mos ndahesh kurrë nga sporti i zemrës. Shabi Alonso, ish-mesfushori i Sociedadit, Liverpulit, Realit dhe Bajernit, do të kthehet sërish të tapet, por këtë herë si trajner. Një nga lojtarët më inteligjentë dhe më të mirë të brezit të tij, ai ka bërë zgjedhjen, dhe do të punojë për Realin e Madridit.

Klubi spanjoll i ka dhënë drejtimin e ekipit të fëmijëve A (Infantil A), ashtu siç ka bërë me ish-lojtarë të tjerë “blankos” si Raul Gonzalesin, Solarin apo Alvaro Beniton. Shabi Alonso kreu kursin e duhur kualifikues të UEFA-s dhe shpreson të ketë sukses edhe në këtë detyrë.

Sfidanti.al