Berahino, njihuni me sulmuesin që shënoi pas … 913 ditësh!

Iu deshën gati tre vjet, plot 48 ndeshje, për të gjetur golin. Habia më e madhe është se ky lojtar është sulmues, por e pati kaq të zorshme të kalonte topin përtej vijës fatale të portës kundërshtare. Është rasti i Saido Berahinos, lojtarit 25-vjeçar nga Burundi, me afrikanin që kaloi një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij sportive.

Më në fund, Berahino realizoi në Kupën e Ligës angleze, për Stouk Sitin ndaj Hadërsfildit, duke ndihmuar ekipin e tij që të kualifikohej. Stouk Siti shpenzoi gati 14 milionë euro për ta marrë nga Uest Bromi, ndërsa i dha Berahinos një nga rrogat më të larta të ekipit, plot 70 000 paund stërlina në javë, por kjo u kthye më shumë në barrë psikologjike për sulmuesin.

Sfidanti.al