Uotfordi mundi 2-1 Kristall Pallasin në raundin e tretë të Premier Ligës, duke shënuar kështu fitoren e tretë radhazi. Mbas një pjese të parë pa gola, në pjesën e dytë Roberto Pereira e kaloi në avantazh Uotfordin, ndërkohë që në min. e 71-të Hose Holevas e çoi rezultatun në 2-0, ndërsa shtatë minuta më vonë futbollisti i Kristal Pallasit, Vilfred Zaha, e shkurtoi rezulatin në 2-1, aq sa edhe mbaroi e gjithë ndeshja.
Uotfordi, momentalisht, është e papritura më e madhe e Premuer Ligës dhe mbas tre ndeshjesh ka nëntë pikë maksimale, duke ndarë vendin e parë me Liverpulin.