Kaos në Libertadores, ylli brazilian rrezion dënim të rëndë

Nuk u arrit të përfundohej sfida e kthimit mes Santosit dhe Independientes në Kupën Libertadores, me sherre tifozësh dhe me një lojtar brazilian që doli “nga trutë”. Ndeshja u mbyll nga gjyqtari 12 minuta para fundit, pasi tifozët brazilianë shtuan shumë “dozën” e sendeve të forta që hidhnin në fushë, madje, tentuan edhe të zbrisnin nga tribunat.

Ata ishin të zemëruar që ndeshja e parë në Argjentinë ishte dhënë 3-0 për Independienten, pasi Santosi kishte aktivizuar një lojtar që rregullorja nuk e lejonte. Klubi brazilian protestoi në Federatën e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), duke i treguar një rast të ngjashëm te River Plejtit, por përgjigja ishte që Riveri kishte bërë kërkesë, ndërsa ata jo.

Kjo nuk i kënaqi tifozët, por tërboi edhe 17-vjeçarin vendas Rodrigo Goes. Futbollisti adoleshent u filmua nga kamerat duke ofenduar rëndë CONMEBOL-in, ndërsa u shpreh më pas se tifozët kishin bërë gjënë e duhur. Rodrigo është “peshkuar” nga Reali i Madridit, por nuk mund të shkojë në Spanjë deri vitin tjetër kur të mbushë 18 vjeç. Ndoshta, CONMEBOL-i mund ta dënojë rëndë dhe ta lerë një vit pa futboll, duke e kthyer në bankat e shkollës.

Sfidanti.al