Bota e Murinjos rrotullohet rreth vetes, por shkarkohet për një ndeshje

Është padyshim i dashuruar plotësisht me vetveten, dhe nuk do të ishte çudi që në dhomën e tij gjumit, apo në ndonjë kthinë personale, t’i kishte mbushur muret me fotot e sukseseve të tij. Ky është Zhoze Murinjo, por edhe një trajner kaq fitues jeton me atë që mendojnë të tjerët për të, jo me atë që ai mendon për veten.

Sidomos kjo ka rëndësi ku këta njerëz që mendojnë për të, janë lojtarët e tij dhe drejtuesit e Mançester Junajtidit. Disfatat radhazi, ndaj Brajtonit dhe Totenhemit, treguan se futbollistët nuk po luajnë për trajnerin e tyre, shenjë e qartë kjo se më pas vjen largimi. Shefi Ed Uduord (Woodward) po e mendon shkarkimin, madje e ka diskutuar në tryzën e punës.

Mediat britanike shkruajnë se Zhoze mund të shkarkohet nëse humbet ndeshjen e radhës, ndaj Bërnlit, kjo sipas burimeve në skuadër, burime të cilat thonë se lojtarët nuk besojnë se portugezi do të zgjasë në detyrë përtej shtatorit. Në ekip po diskutohet ardhja e Zinedin Zidanit. Nuk do të lehtë e lehtë të largohet një trajner që fitoi 3 trofe dy sezone më parë, një trajner që fiton 15 milionë paund stërlina në vit.

Nuk do të jetë e lehtë për Mançester Junajtidin të bëjë ndryshimin e tretë në stol në 4 vjet (Mojes, Van Gal, Murinjo), por nëse vazhdojnë humbjet, klubi nuk do të ketë rrugë tjetër.

Sfidanti.al