Pas nje boterori te perjetuar ne rolin e spektatores, kombetarja italiane po pergatitet per nje fillim te ri. Kete te shtune trajneri Roberto Mancini do te publikoje listen e futbollisteve te grumbulluar per ndeshjet qe Te Kaltrit do te luajne me Polonine e Portugaline ne 7 dhe 10 shtator.
Mesohet se ne skuader do te jete Kielini, nderkohe qe De Rosi duket se eshte lene jashte. Ne listen e Mancinin duket se do te jete edhe Baloteli tek i cili trajneri italian ka vendosur te konfirmoje besimin e tij.
Persa i perket pjeses tjeter te skuadres, ne porte konfirmohen Donaruma, Perin e Sirigu. Ne mbrojtje pervec Kielinit duket se do te jene edhe Bonuci,Kaldara, Romanjoli, Zapakosta, Darmian, D’Ambrozio e Krishito.
Mesfusha me shume gjasa do te perbehet nga Zhorzhinjo, Bonaventura, Pelegrini, Kristante, Galjardini, Mandragora, nderkohe qe ka dyshime edhe per Benasin apo Parolon.
Sigurite me te medha jane ne repartin e sulmit ku se bashku me Balotelin do te jene edhe Kieza, Bernardeski, Berardi, Beloti, Imobile, Insinje e Politano.
Sfidanti.al