‘Milinkovic qendron ne Rome, do te vazhdoje te luaje me Lazion-keshtu eshte shprehur agjenti i vete futbollistit, Mateja Kezhman duke mohuar ne menyre kategorike zerat e shfaqur se fundmi qe flasin per nje ofensive te Paris Sen Zhermenit per te blere mesfushorin serb.
‘Gjate veres kane dale lajme qe nuk ishin aspak te verteta-vijoi deklaraten e tij Kezhman per te perditshmen italiane ‘Corriere dello Sport’. Nderkaq, edhe presidenti i Lazios, Klaudio Lotito ka nisur punen per te blinduar Milinkovic. Kreu i klubit bardhekalter po behet gati t’i ofroje mesfushorit rinovimin e kontrates deri ne vitin 2023, kontrate qe do te shoqerohet edhe me nje dyfishim te pages se tij.
Sfidanti.al