Koha e përshtatjes vazhdon dhe goli i parë zyrtar nuk ka ardhur ende. Janë arsye të forta dhe të mjaftueshme që Kristiano Ronaldo të refuzojë kombëtaren e vendit të tij, për të cilën është kapiten. Nuk pritet të jetë një lamtumirë përfundimtare, por kalimtare, për dy ndeshje, në mënyrë që të përkushtohet 100 për qind tek Juventusi.
Ronaldo nuk do të luajë për Portugalinë në miqësoren ndaj Kroacisë në 7 shtator, dhe pastaj në ndeshjen e Ligës së Kombeve të Europës në 10 shtator ndaj Italisë. Synimi i CR7-ës është që të përmirësohet, pasi dëshiron të shënojë sa më shpejt dhe sa më shumë gola për ekipin e tij të ri. Më pas, padyshim që mund të ketë rikthim te kombëtarja (edhe pse mosha 33-vjeçare nuk premton shumë).
Sfidanti.al