Një nga mesfushorët më të mirë të këtij klubi u largua në vitin 2015. Bastian Shvajnshtajger shkoi tek Mançester Junajtid dhe tani ndodhet tek Çikago Fajër në ligën amerikane, veçse nga Bajerni nuk mori atë që meritonte, një lamtumirë të denjë për kontributin e madh që dha.
Gjithsesi, klubi fisnik bavarez nuk e harroi dhe ja ku erdhi ndeshja e shumë pritur, një Bajern-Çikago Fajër në “Alianc Arena” të Mynihut. Shvajni luajti 45 minuta për çdo ekip, fillimisht për amerikanët e tij të sotëm, dhe pas pushimit për gjermanët e tij të djeshëm.
Shënoi edhe një gol për Bajernin dhe u hodh në ajër nga lojtarët bavarezë. Nuk munguan përqafimet dhe fjalët përgëzuese apo të lamtumirës, nuk mungoi as e shoqja e tij, ish-tenistja bukuroshe serbe, Ana Ivanoviç. Po ashtu, as fotot e rastit me trofetë e fituara.
Sfidanti.al