Skena të pazakonta u panë në aeroportin e Stambollit me rastin e mbërritjes së ish-portierit të Liverpulit Loris Karius. Tifozët e Beshiktashit i bënë një pritje spektakolare portierit që do të mbahet mend gjatë për gabimet e tij në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Realit të Madridit ((1-3).
Tifozët më besnikë të klubit gjigant të Stambollit janë të entuziazmuar nga transferimi i Kariusit, megjithëse ky portier gjerman konsiderohet, momentalisht, si portieri më i keq në Evropë!
Sfidanti.al