Ky uikend ose fundjavë, do të mund të jetë një nga më të dëshiruarit për tifozët e futbollit anekënd Evropës, pasi, të shtunën, në orën 13:30, në Angli, do të luajnë Mançester Junajtidi dhe Arsenali, ndërkohë që, pas kësaj ndeshjeje, do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e Bundesligës gjermane mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut.
Dita e pasur me ndeshje të rëndësishme do të mbyllet me derbin ndërurban në “Visente Kalderon” mes Realit dhe Atletikos së Madridit. Edhe të dielën e ardhshme, kemi një duel ndërurban tjetër të rëndësishëm, kësaj here, ai i “përjetshmi” në Serinë A italiane, mes Interit dhe Milanit.