Tifozët e Arsenalit bëhen pishman: Kërkojnë kthimin e Vengerit!

Arsenali i Londrës, mbas vetëm 180 minutash, tregoi se ai edhe këtë sezon nuk është në gjendje që të luftojë për kurrorën e Premier Ligës. Megjithëse, gati e pëzunë trajnerin legjendar francez, Arsen Venger, mbas 22 vitesh në stolin e drejtimit të “topçinjve” dhe premtimit se Arsenali do të bëhet një konkurrent i fortë për titull me trajnerin spanjoll, Unai Emeri, ky ekip londinez mbas dy ndeshjeve nuk ka fituar ende asnjë pikë.
Në ndeshjet e dytë, Arsenali humbi përsëri, kësaj here ndaj Çelsit (3-2) në “Stemford Brixh” dhe shumë tifozë janë bërë pishman se kishin kërkuar largimin e Vengerit, kështu që tani, mbas një fillimi të dëshpëruar të Premier Ligës, kërkojnë kthimin e “profesorit” francez, kundër të cilit po këta tifozë sezonin e kaluar organizuan fushatën “Venger OUT” (Venger JASHTË).
Në fakt, është hera e parë që nga viti 1992, që Arsenali i humbet dy ndeshjet e para të Premier Ligës që do të thotë se në kohën e Vengerit një start i tillë i keq nuk ka ndodhur asnjëjerë.
Sfidanti.al