Kush do t’ia mbyllë gojën Igli Tares, pse zbulon “vrasjet” e janarit ?!

I thonin bomber për golat kur ishte në fushë, por bomber është edhe në postin e drejtorit “Italian”, sidomos kur flitet për atë që quhet lojë me dy porta në tokën e tij. Igli Tare, shqiptari që sezonin e kaluar u shpall drejtori më i talentuar i Serisë A, zbulon talent dhe zotësi edhe kur flet për futbollin që përpëlitet , për atë që vdes stadiumet, por mban gjallë vrasësit e tij. Akuza më e freskët e bomberit , pikerisht keto dite, ngjitet lart në altarin e mëkatit, por shkon edhe poshtë..edhe tek “mbretërit” e vegjël të klubeve:
“ Pas janarit, ndeshjet e Superligës do të vendosen në tavolinë..” Ky Igli italiani, që kur bënte gola na ishte “biondi” , kur godet poker-futbollin e shefit të madh… e pagëzojnë “kuqi, qënka më i frikshëm para mikrofonit si drejtor se sa kur ishte nuhates para portës. Nuk dyshon askush në fjalët e tij se në janar do të hapen “portat e digës” dhe do të përmbytemi sipas traditës, me lojë të sajuar dhe të tredhur ,por që diktohet si organike, sikur na e kërkon dhe trupi për të mbijetuar…
Më e padenja është se nuk shfaqet askush nga presidentët, as i madhi , e as më i vogli, të mbrojë sadopak nderin liliput që na ka mbetur . Sa shqiptare do të ishte sikur nga goja e Dukës apo e një sozie zyrtare, nga ata që fabrikohen me shumicë në laboratorin e oborrit , dhe t’i thonin biondit apo kuqit: “ Mos na flit për janarin tonë kur futbolli ngre këmbët në tavolina , na zbulo pak marifetin e Serisë A, kur në javët e fundit fillon “amore mio” , dhe loja nuk vendoset në tavolina , por më shumë në..krevat!
Sfidanti.al