Modriç i tregon vendimin Realit, nuk është një lajm i mirë

Dëshiron të provojë veten në Serinë A, sot apo një ditë tjetër. Luka Modriç duket se nuk do t’i shpëtojë dot “tërheqjes magnetike” të transferimit të Kristiano Ronaldos në Itali tek Juventusi. Ylli kroat i Realit e ka të ndarë mendjen përsa i përket asaj që do, dhe në Madrid e kanë mësuar. Agjenti i tij, Marko Naletiliç, ua ka bërë të qartë drejtuesve në “Bernabeu” se mesfushori dëshiron vetëm Interin.

Gjithsesi, për momentin duket e pamundur që të largohet, pasi ka kontratë të gjatë me “merengesit”. Atëherë, largimi i tij pritet të lidhet me ardhjen e mundshme në të ardhmen të Nejmarit tek Reali. Braziliani i PSG-së mund të transferohet në 2019 ose në 2020 dhe pikërisht në atë kohë pritet të ndodhë edhe kalimi i Modriçit tek Interi. Seria A, pas shumë vitesh nënvleftësimi, po kthehet përsëri në modë.

Sfidanti.al