Reali i Madridit në duelin për trofeun e “Santiago Bernabeut” mundi 3-1 Milanin, në përbërje të të cilit luajti për herë të parë Gonzalo Iguani i ardhur nga Juventusi.
Trofeun ekipit fitues ia dorëzoi legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, drejtor i madh aktual në klubin “kuqezi”, ndërsa në momentin para dhënies së këtij trofeu kapitenit të ekipit të Realit të Madridit, Serhio Ramos, ky i fundit bëri një gjest, duke treguar respektin e madh që ai ka për Maldinin. Ramosi përuli kokën dhe, me njerën dorë, bëri gjestin e shprehjes së respektit të “heqjes së kapelës” para Maldinit legjendar që, më pas, ia dorëzoi trofeun kapitenit të Realit.
Sfidanti.al