Nadal triumfon në Mastersin e Torontos, shënon titullin e 80 në karrierë

U deshën të prisnim 5 vjet për të parë triumfin e Rafael Nadal në turne në fusha cementoje. Kjo ndiodhi në turneun masters të Torontos ku spanjolli ndali vrullin e talentit grek, Tsitsipas të cilin e mundi me rezultatin 2-0. për Nadal ai i fituar në kanada ishte titulli i 80 në karrierën e tij dhe i 33 në kategoritë Masters duke vendosur edhe një rekord të ri në këtë pikë.

Nadal nuk i dha asnjë opsion kundërshtarit të tij në setin e parë duke e dominuar atë për  ta mbyllur 6-2. Në setin e dytë Tsitsipas bëri të mundur zgjatjen më shumë të lojës duke e cuar këtë fraksion deri në tiebreak, ku Nadal nuk i zhgënjeu tifozët duke e fituar setin 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-0.

Turneu i radhës në ATP, do të jetë në Cincinnati, por nadal nuk do të marrë pjesë pasi kërkon të ruajë formën sportive për turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open.

sfidanti.al