Karim Benzema e bën përsëri. sulmuesi francez i Realit të Madridit konfirmohet si më problematiku kur bëhet fjalë për drejtimin e makinës. Benzema ka filmuar përsëri veten teksa drejtonte makinën në autostradë me shpejtësi 120 km/h, video të cilën e publikoi në profilin e tij në Instagram Stories.
Nuk është hera e parë që Benzema publikon imazhe të tilla që nuk u pëlqejnë as drejtueve të Realit të Madridit dhe as tifozëve të skuadrës. Reagimi në rrjetet sociale ndaj këtij filmimi të Benzema ishte i fortë pasi shumica e përdoruesve nuk i kursyen komentet negative kundrejt futbollistit. Madje kishte nga ata që kërkuan edhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë pduke qenë se ky është një rast i përsëritur i Benzemasë.
sfidanti.al