Njëri u largua, ndërsa tjetër dëshiron të ikë. Mateo Kovaçiç, talenti kroat pak i aktivizuar tek Reali, zgjodhi ta vazhdonte karrierën tek Çelsi, të paktën për edicionin e ardhshëm. Të treja palët për momentin janë të kënaqur, pasi Kovaçiç do të ketë më shumë minuta në dispozicion, Çelsi do të ketë një mesfushor sulmues tepër të vlerësuar, ndërsa Madridi ende do ta ketë në dorë kartonin e tij.
Gjithsesi, Reali nuk duket në modë për kroatët, nënkampionë të botës. Edhe Luka Modriç mund të largohet, edhe pse historia e tij po kthehet në telenovelë. Mediat spanjolle shkruajnë se klubi i presidentit Perez është qejfmbetur me Modriçin dhe me agjentët e tij, që mesa duket po këmbëngulin për kalim tek Interi në Serinë A.
Sfidanti.al