Refuzoi një ofertë ëndrrash nga Barcelona dhe padyshim pret që të shpërblehet me trofe në Madrid. Kampioni i ri i botës, Antuan Grizman, beson se karriera e tij me trofe të fituar njërin pas tjetrin, mund të vazhdojë pasi ia doli të merrte Ligën e Europës dhe Kupën e Botës.
“Klubi ka bërë një sforcim të madh financiar dhe skuadra është më e mirë sesa vjet, – u shpreh francezi, – jam i bindur se Simeone do të dijë të fitojë trofe të tjerë këtë sezon”. Grizman firmosi deri në 2023, ndërsa Atletiko mori edhe yllin e Monakos, Lemar, të kërkuar nga Liverpuli e Arsenali.
Sfida e radhës për Grizmanin dhe Atletin është Superkupa e Europës që do të luhet në Talin, ndaj rivalit më të madh të mundshëm, në një derbi ndaj Realit. “Dua të fitoj tituj, – theksoi sulmuesi, – dua të fitoj Superkupën, ndërsa jam i lehtësuar që fituam Ligën e Europës pas dy finaleve të humbura. Dua të shënoj më shumë gola sesa vjet”.
Sfidanti.al