Çelsi gjen “sozinë” e Kurtuasë, nuk është as Oblak, as Shmajkel!

Tibo Kurtua është e qartë se do të shkojë në Madrid, tek Reali. Rruga u hap për portierin e Belgjikës, tani që Çelsi gjeti një “gardian” tjetër për ta zëvendësuar. Flitet për një rast krejt të veçantë, një rekord botëror, pasi blutë e Londrës pranuan të paguanin 80 milionë euro për ta marrë nga Spanja.

Emri i tij është Kepa, objektivi i janarit i Realit të Madridit (pa dëshirën e Zidanit). Një zhvillim disi i papritur, dhe i kryer pas “perdeve”, pasi deri tani flitej se Mauricio Sarri po kërkonte dikë mes Oblakut të Atletikos së Madridit dhe Kasper Shmajkelit të Danimarkës.

Nuk dihet ndërkaq fati i Kejlor Navasit në “Bernabeu”, me kostarikanin që mund të pranojë të bëjë duel me Kurtuanë, ose të vendosë të largohet.

Sfidanti.al