Rikthimi i Leonardo Bonucit te Juventusi nuk ishte dicka qe kaloi pa u vene re. Qendermbrojtesi italian qe u rikthye te Zonja e Vjeter pas vetem 1 viti qendrimi te Milani, u be protagonist i nje ping pongu polemikash me tifozet e Juventusit perpare se te niste seancen stervitore ne Kontinasa.
‘Kur do te na kerkosh ndjese?-iu drejtua nje prej tifozeve qe ishte ende i zemeruar me te dhe Bonuci iu pergjigj: ‘Nuk iu pergjigjem fjaleve. Pergjigjem me fushe’.
Megjithate jo te gjithe tifozet e kishin ruajtur inatin me Bonuçin, perkundrazi shumica e atyre qe ishin te pranishem kerkuan autografe prej tij dhe Bonuci nuk u kursye te jepte me qindra te tille.
Sfidanti.al