Pas mbylljes se aventures me Deportivo La Korunjen, Klarens Sedorf merr pergjegjesine per te drejtuar nje kombetare; Kamerunin. Lajmi u konfirmua nga ministri kamerunas per sportin Pier Ismael Mpkatt ne nje konference per shtyp. Ne te njejten kohe Mpkatt konfirmoi se asistenti i Sedorf do te jete nje tjeter emer i njohur i futbollit holandez, Patrik Klajvert.
Ministri Mpkatt deklaroi se Sedorf ka te pakten 1 vit kohe per te pergatitur skuadren e Kamerunit duke qene se ne 2019 do te mbahet edicioni i radhes i Kupes se Afrikes.
Klarens Sedorf dhe asistenti i tij Patrik Klajvert zevendesuan ne pankinen e Kamerunit belgun Hugo Bros qe u shkarkua ne fund te vitit 2017 pasi deshtoi ne tentativen per te kualifikuar skuadren ne Boterorin e Rusise te ketij viti.
Sfidanti.al