Ulrih ne telashe; u arrestua per agresion ndaj fqinjit te tij

Jan Ulrih vazhdon te fuse veten ne telashe. Ish ciklisti gjerman i Telekom u arrestua nga policia spanjolle per nje incident ne Majorka. Sipas te perditshmes gjermane ‘Bild’, Ulrih, fitues i Turit te Frances ne vitin 1997, hyri fshehurazi ne banesen e fqinjit te tij, regjisorit Til Shvajger i cili po festonte shfaqjen ne kinema te filmit te tij ‘Honey of the Head’, feste ne te cilen ai nuk ishte i ftuar. Gjithnje sipas ‘Bild’, Ulrih filloi t’u bertiste dhe sulmoi vete Shvajgerin.

Policia e arrestoi dhe e mbajti ne rajon per ta leshuar pas 5 oresh. ‘Nuk ishin pushimet qe kisha imagjinuar-u shpreh Ulrih.

Nuk eshte hera e pare qe Jan Ulrih hyn ne telashe me ligjin. Ne 2014 perplasi nje makine duke lenduar 2 persona per t’u denuar me 21 muaj burg qe u konvertua ne lirim me kusht dhe 10 mije franga gjobe pasi drejtonte makinen ne gjendje te dehur.

Sfidanti.al